37 persona janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët mes Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogave të marijuanës, kokainës dhe kanabisit. Arrestimet u kryen në Itali dhe Shqipëri, ndërsa gjatë hetimeve në kohë janë sekuestruar 3 tonë e gjysmë droge që kap në treg një vlerë prej 40 milionë euro.
Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e 3 ton e gjysmë drogë tipit marijuanë, kokainë e kanabis, e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë. Gjithashtu prokuroria ka dhënë urdhër për sekuestrimin e një pasurie me vlerë 4 milionë euro.Grupi kriminal vepronte që prej viti 2015Operacioni u zhvillua gjatë operacioneve të koduar "Kulmi" e "Shefi", ndërsa në orën 12 të paradites së sotme do të mbahet një konferencë e përbashkët shtypi ku do të marrë pjesë Kreu i Antimafias Italiane dhe kreu i SPAK, Arben Kraja.
Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit u zhvillua në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me Criminalpol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojus.Janë vënë në pranga shtatë persona nga policia e Vlorës në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të shtetit, të cilët akuzohen se janë pjesë e grupit kriminal shqiptaro-italian që transportonte drogë drejt vendit fqinj. Për momentin nuk bëhen me dije emrat e tyre, por mendohet se mes tyre janë edhe ata që konsiderohen bosat e krimit. Ky grup kriminal ishte grupi lider që menaxhonte trafikun e drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë. Pra ishte koncesionari i mbledhjes në territorin shqiptar dhe e dërgonte drejt Italisë. Në total të arrestuar nga ky operacion janë 37 persona.