Sot mbaron afati i qëndrimit në detyrë Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, afat i cili është shtyrë disa herë. Pas kësaj drafti futet direkt në procedura parlamentare dhe këtu qëndron edhe rreziku i hedhjes në erë të tij, pikërisht pasi mazhoranca nuk i ka 84 vota për ta miratuar.
Nisma do të futet në procedura parlamentare, duke nënkuptuar se mund të ndiqet një skenar që të votohet më pas direkt në Parlament. Opozita Parlamentare ka paraqitur një draft që kërkon ta fusë në këtë reformë, që në fakt prek thelbin e marrëveshjes PS-PD-LSI dhe që konsiston në vendosjen e listave të hapura dhe heqjen e koalicioneve. PS nga ana e saj nuk ka problem për listat e hapura por edhe i pëlqen heqja e koalicioneve.
Nga ana tjetër, mungesa e votave e bën të domosdoshëm një marrëveshje me opozitën e re, e cila edhe mund të tërhiqet nga pjesë të veçanta të draftit të saj, por që të ndodhë kjo do të duhet që edhe opozita e Bashës të debatojë për pjesën e draftit të deputetëve të listave të saj.
Sakaq 30 qershori do të zbulojë edhe enigmën për nismën e opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës. Këshilli për Legjislacionin pritet të marrë një vendim. Ruçi ka mbajtur me shpresë firmëtarët opozitarë me synimin që të kenë edhe 6 votat pro ndryshimit të Kodit Zgjedhor.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ReformaZgjedhore#Parlamenti#TopChannel