Basha fajëson Ramën nga Shëngjini: Turizmi, në krizë - News, Lajme - Vizion Plus

2020-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operatorët turistikë janë një nga kategoritë që po përballet me një situatë të vështirë për shkak të pandemisë.Problemet e tyre janë diskutuar sot nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një vizite në Shëngjin. Lideri i opozitës mbështeti kërkesat e operatorëve turistikë për një paketë të veçantë për turizmin pasi sipas tij Rama ka dështuar në menaxhimin e situatës së pandemisë dhe nuk i ka ndihmuar.LULZIM BASHAKRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE?Sa na përket ne si opozitë, ne kërkuam shumë më shumë, e ngritëm zërin që taksat tuaja të shkonin për të ndihmuar konsumatorët, të shkonin për të ndihmuar operatorët dhe në tërësi operatorët ekonomikë të vendit, por edhe ato gjysmë paketa që u hartuan me qëllim gjoja për të ndihmuar ata që janë goditur më rëndë, siç është mes tyre industria e turizmit, nuk kanë dhënë asnjë efekt.?Duke vlerësuar pasuritë e Shqipërisë, Basha tha se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, hapi i parë që do bëjë do të jetë orientimi i investimeve drejt sektorëve strategjikë.?Synimi ynë do të jetë që brenda një viti Shqipëria të jetë vendi me numrin më të ulët të lejeve dhe autorizimeve në Ballkan. Taksën e sheshtë 9%, kontributet shoqërore 18% dhe 2 masa që besoj, njëra është vendosur që është ulja e çmimit të naftës duke eleminuar taksën e qarkullimit të Ramës, që eshte 240 lekë për litër dhe kjo padiskutim që jep një efekt të jashtëzakonshëm lehtësues për ju dhe natyrisht do të shqyrtohet për bizneset prodhuese dhe për shtresat në nevojë?Dyqanet bosh, hotelet bosh, lokalet bosh, sipas Bashes janë treguesi i një krize të rëndë, që po përkthehet në largimin e njerëzve nga puna, veçanërisht në sektorin e turizmit.