http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një aksident i trefishtë me dy të plagosur u regjistrua mesditën e kësaj të hëne në afërsi të Laçit.Aksidenti ndodhi pranë kryqëzimit të Patokut, ku tre automjete u perplasen me njëra-tjetrën.Nga përplasja, mbetën të plagosur dy të rinj të cilët u transportuan me urgjencë drejt spitalit të traumës në tiranë.Shkak për aksidentin dyshohet se u bë një parakalim i gabuar i njërit prej drejtuesve të mjeteve.24 orët e fundit kanë pasur një bilanc shumë negativ të aksidenteve në zonën e Lushnjes.Mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 09:55 në vendin e quajtur ish-postblloku apo kalimi i hekurudhës një mjet tip ?Skoda fabia? me targa AA 178 YL, goditi një 68 vjeçar që lëvizte me bicikletë.Më pas 22 vjecari me iniciale E.D, që drejtonte makinën ka përfunduarduke u përplasur me godine të vjetër që perdorej nga hekurudha shqiptare.Bëhet e ditur se I moshuari që lëvizte me biciklete shtetasi me iniciale Q. M, është marrë me urgjencë për t?u dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë të dielën shtetasi më inicialet L. B, banues në Këlcyrë, në fshatin Eskaj të Lushnjes duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip ?KINRON?, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin V. P., 66 vjeç, banues në Bubullimë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e traumës Tiranë. Për këtë arsye ai është arrestuar nga policia.Në pranga ka përfunduar edhe një 27 vjecar nga qyteti I Lushnjes me iniciale B.M,pasi në fshatin Krutje e Poshtme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ?Volksëagen?, është përplasur me një motocikletë që drejtohej nga shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në Lushnje, dhe për pasojë drejtuesi i motocikletës ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.