Bojkoti i transportit urban/ Veliaj kërcënon kompanitë: Nëse nuk filloni brenda javës,heqim licencat

2020-07-10 0

Kush kompani nuk nis brenda javës transportin publik do të humbasë linçenës. Kjo ishte deklarata e fortë e kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili tha se askush nuk mund të mbajë peng qytetin dhe nëse nuk nisin transportin me urbanët, atëherë bashkia do iu heq licencat dhe do të kërkojë operatorë të tjerë.