http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plotësimi i gjykatës kushtetuese ka çuar në parlament ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim. Diplomatja amerikane takoi kryetarin e kuvendit Gramoz Ruçi me të cilin bisedoi për nevojën e një gjykate kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur së bashku me ngritjen e gjykatës së lartë.
Përveç problematikës së zbatimit të reformës në drejtësi, Ruçi dhe ambasadorja amerikane diskutuan edhe për reformën zgjedhore pasi këto ditë pritet që drafti final të depozitohet në kuvend.Sipas zyrës së shtypit të kuvendit, kryetari Ruçi nga ana e tij garantoi diplomaten amerikane se parlamenti është i angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi e të reformës zgjedhore.
Në lidhje me vakancat në gjykatën kushtetuese; parlamenti duhet të zgjedhë një anëtar ndërsa presidenti dy duke bërë që kushtetuesja për herë të parë pas dy viteve të jetë funksionale.Për këtë çështje të martën do të mblidhet këshilli i emërimeve në drejtësi, i cili bën vlerësimin e kandidatëve, ndërkohë që në mesditë kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi do të shkojë në presidencë për t?u takuar me Ilir Metën e për të koordinuar vendimmarrjen e dy institucioneve në këtë proces.
Ndërsa në lidhje me reformën zgjedhore, kuvendi pritet të miratojë në korrik draftin konsensual të këshillit politik dhe sipas marrëveshjes së 5 qershorit nuk mund t?i bëjë asnjë ndryshim.
Nga ana tjetër paraditen e së martës nis edhe shqyrtimi i nismës për ndryshimin e kushtetutës për sistemin zgjedhor, nisëm e cila përsa kohë që nuk gëzon konsensusin e partisë socialiste e asaj demokratike duket e dështuar ende pa nisur diskutimi.?Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i ngazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit?, thuhet në njoftim.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1