Protesta e të dëmtuarve nga tërmeti/ U skualifikuan nga fondet për riparimin e dëmeve

2020-07-10 1

Dhjetëra qytetarë të skualifikuar nga lista e përfituesve të grantit për rikonstruksion janë mbledhur para bashkisë së Durrësit për të ankimuar vendimin.

Të premten Këshilli Bashkiak miratoi listën e 6257 qytetarëve të cilët do të përfitojnë nga granti për riparimin e dëmeve të nivelit DS1-DS3 në banesat e dëmtuara nga tërmeti. Njëkohësisht u publikua dhe lista me të pakualifikuarit për arsye të ndryshme, të cilët mund të ankimojnë vendimin brenda 7 ditëve në bashki.

?Ne ishim në listat e para. Ne kemi ardhur këtu për të marrë përgjigje, po megjithë këtë rrëmujë, nuk e dimë a do t?ia dalim. Ka dhe problem me sistemin. Duhet të hapin zyra të tjera që të përballojnë fluksin. Do mbarojë afati??

?Ku u bazuan ata që na futën te DS2?! Padrejtësi janë duke u bërë.?

Të shqetësuar nga skualifikimi dhe afati i shkurtër kohor për të ankimuar, qytetarët kanë harruar të respektojnë masat mbrojtëse, veçanërisht distancat fizike, teksa qëndrojnë në radhë për të depozituar ankesën e tyre.

?Dikush ka dalë nga lista e dikush është futur. Dikush është bërë me pronë dhe kur s?ka pronë. Shikoni ç?bëhet aty? Bëhet fjalë dhe për koronavirusin dhe ajo është një turmë infektimi dhe kemi frikë të afrohemi aty. Ka dhe të tjerë që s?kanë ardhur akoma. Duhet zgjidh problemi. ?

Pas aplikimit në ?Shtëpia ime? dhe shqyrtimit të dosjeve, nga lista paraprake u skualifikuan për arsye të ndryshme shumë qytetarë aplikues. Shkaqet kryesore të skualifikimit kanë qenë pasja e një tjetër banese në pronësi, mungesa e dokumentacionit të plotë, aplikimi më shumë se një herë për të njëjtën banesë, si dhe aplikimi për dëme në njësi biznesi.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Durres#TopChannel

Free Traffic Exchange