http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një atentat me armë zjarri u regjistrua mesditën e kësaj të hëne në shkodër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, ku dy persona që po udhëtonin me një motoçikletë hapën zjarr në drejtim të një mjeti tip ?Hyundai? që ishte në ecje.
Mjeti drejtohej nga 30-vjeçari, Fatjon Harusha, nipi i deputetit të PS, Luan Harusha, i cili fatmirësisht arriti të devijonte makinën nga rruga në kohë duke shmangur plumbat, një pjesë e të cilëve përfunduan mbi automjet.
Pas të shtënave dy atentatorët u larguan me shpejtësi, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjeherë uniformat blu, të cilat ngritën postblloqe të shumta përgjatë gjithë zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Ende nuk dihet shkaku i atentatit ndërsa një grup hetimor ka nisur punën me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas policisë, deri më tani, janë shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyejte.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1