Garancia e ministrise per mirembajtjen e rrugeve (30 Qershor 2000)

2020-07-10 0

Lajme Arkiva 2000
Firmat që kanë marrë përsipër të meremetojnë rrugët në të gjithë Shqipërinë, do të jenë të detyruara të kujdesen për to për rreth dy vjet. Kjo është garancia që ka vendosur Ministria e Transporteve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, krahas përqindjes që mbahen në rastet e pezullimit të kontratës. Kështu Ministri i Transporteve Sokol Nako ka parë nga afër cilësinë e punimeve në segmentin e sapo përfunduar si Tiranë-Durrës në të dy rrugët, brenda qytetit të Vorës, Vorë-Rinas dhe në segmentin Kinostudio-Dajt.
Përpara dy javësh qeveria miratoi nga fondi rezervë i saj për veshjen pjesore të këtyre rrugëve. Firmat që nuk kanë punuar mirë janë detyruar të kthehen dhe njëherë mrapsht. Firma "Derven" në rrugën e Vorës ka shkallmuar asfaltin dhe e ka ribërë atë, po ashtu dhe rruga Tiranë-Durrës. Ndërkohë Drejtoria e Rrugëve ka premtuar se në fund të korrikut, do të përfundojë plotësimi i rrugës së veriut si dhe segmenti që do të lidhë atë me rrugën e vjetër./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange