#tvora #rtvoranews
Qindra banorë të Durrësit u grumbulluan para bashkisë për të protestuar dhe ankimuar përjashtimin nga lista e përfituesve të dëmshpërblimit për dëmet e tërmetit të nëntorit. Lista i referohet banesave ku dëmtimet e tërmetit mund të riparohen.
Kjo ishte situata e krijuar para Bashkisë së Durrësit, teksa qindra banorë u paraqitën për të ankimuar përjashtimin nga lista e dëmshpërblimit për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.
Këshilli Bashkiak ka miratuar një listë me 6 257 përfitues të dëmshpërblimit që akordon qeveria.
Bëhet fjalë për dëmtimet e kategorive DS1, DS2 dhe DS3, ku banesat mund të riparohen.
Por shumë banorë që thonë se tërmeti u ka dëmtuar shtëpitë, nuk e kanë gjetur emrin në listë edhe pse pretendojnë se kanë dokumentacion të rregullt.
Ndërsa shqiptarët e Kosovës që kanë banesa në Durrës, thonë se janë përjashtuar si shtetas të huaj.
E hëna ka qenë dita e parë e ankimimit dhe për të mbajtur radhë është dashur angazhimi i policisë bashkiake dhe asaj të rendit, ndërsa banorët shprehën indinjatë për situatën e krijuar gati 7 muaj pas tërmetit.
Bashkia e Durrësit, që ishte një nga më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit ka lënë 7 ditë afat për ankimimin e listës së dëmshpërblimeve.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/nuk-figurojne-ne-listat-e-demshperblimit-termetin-qytetaret-i-zene-deren-bashkise-durres
Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv