Zbardhet takimi mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Zyra e shtypit e Parlamentit bën të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.
Takimi mes ambasadores Kim dhe Ruçit ka zgjatur rreth 45 minuta. Ambasadorja amerikane gjatë këtyre ditëve ka qenë tejet aktive për sa i përket plotësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, duke kërkuar plotësimin e vakancave brenda 2020-ës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#YuriKim#GramozRuci#TopChannel