Top News - Adjola mbetet në burg/ Nxori në pritë Hekuran Billën

2020-07-10 2

Me maskë në fytyrë dhe e shoqëruar nga një police e trupës shoqëruese të të pandehurve të Gjykatës së Tiranës, Adjola Lakra u paraqit paraditen e kësaj të hëne në ambientet e sektorit penal të Gjykatës së Tiranës, aty ku mori edhe masën e sigurimit personal.
Pa asnjë mëdyshje bazuar në provat e Prokurorisë dhe dëshminë e saj, trupa gjyqësore la masën e sigurisë ?arrest me burg? deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Në seancë është lexuar e plotë edhe dëshmia e Adjolës, ndërsa vetë kjo e fundit përveç gjeneraliteteve nuk ka pohuar asgjë tjetër, duke e lënë gjithçka në dorën e avokatit Andi Duraj.
?U lidha me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat, ku e ëma e tij kishte pakukerinë. Jemi lidhur por më pas jemi ndarë. Kam qëndruar disa muaj e ndarë dhe më pas më ka bërë ftesë Billa në Instagram. E kam pranuar dhe kam vijuar një komunikim me të, derisa krijova një lidhje të qëndrueshme. Ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte shumë?, ka dëshmuar Lakra, dëshmi e lexuar nga prokurori i çështjes në sallën e gjyqit.

Duke vijuar me atë çfarë Adjola Lakra pretendon në dosje shkruhet se: ?Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe nuk jam paguar për të nxjerrë në pritë Billën. Nuk e dija se ndiqesha nga Sebastian Mali. As nuk kisha dijeni për hasmërinë mes Viktor Markut dhe Hekuran Billës?.
Sipas policies, Adjola Lakra dyshohet se ka qenë pjesë e planit në vrasjen e Billës. Edhe pse policia nuk ka sqaruar pozicionin e saj, dyshohet se mbrëmjen e 11 qershorit Hekuran Billa priste të renë në afërsi të qendrës tregtare.
Tabulatet telefonike kanë zbuluar se 26-vjeçarja ka patur njohje dhe lidhje intime me viktimën, megjithëse ka mohuar akuzën e ngritur ndaj saj për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.
Pasi hetuesit i kanë kërkuar aparatin celular ajo e ka thyer atë. Nga ana tjetër, prokuroria dyshon se 26-vjeçarja ka pasur lidhje me Sebastian Malin, pasi kur ka dorëzuar mjetin tip Nissan Micra ka qenë së bashku me Adjola Lakrën. Kjo e ka kthyer menjëherë në një person të dyshuar.
Më herët, gjykata la në burg Viktor Markun dh Sebastian Malin edhe pas pretendimeve të tyre se nuk kanë lidhje me ekzekutimin e Billës. Por, për prokurorinë vrasja është bërë për gjakmarrje pas ngjarjes së vitit 2006, ku Billa, në atë kohë 28-vjeçar, qëlloi për vdekje vëllain e Viktorit, Prel Markun.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE:...