Top News - Presidenca gjermane/ BE me sytë nga Merkel

2020-07-10 0

Në krizën më të madhe të Europës, Gjermania merr presidencën e radhës. ?Ne qytetaret e qytetarët e BE jemi për fatin tonë të bashkuar?, ka thënë Merkel. Tani ka ardhur momenti që ky fat të rikonfirmohet.


?Nuk është ekzagjerim, nëse themi, se jemi para sfidës më të madhe ekonomike në historinë e Bashkimit Europian?. Kancelarja gjermane, Angela Merkel e bën këto ditë gjithmonë të qartë gjendjen serioze të Bashkimit Europian. Gjendja mes Coronës, tronditjes ekonomike dhe lodhjes nga Europa është dramatike. Kjo sfidë kthehet tani në detyrën e Merkelit.

Në një kohë që thuhet, se Merkel dhe Europa nuk kanë qenë një marrëdhënie e lehtë. Për kancelarin e fundit të Unionit, Helmut Kohl, Europa ishte temë e zemrës nga vuajtja e përjetuar në Luftën e Dytë Botërore: Luftë dhe humbje, fillimet e bashkëpunimit europian, shndërrimi i armiqve në miq ? deri tek miqësia me presidentin francez, Mitterand, sidomos në futjen e euros. Europa ishte tema kryesore e jetës politike të Kohlit. Edhe pse disa miq partisë së tij u distancuan pas grindjes nga Kohl, ai mbeti europiani i madh, si kancelari Konrad Adenauer.

Vështrimi i Merkelit nga jashtë

Po Merkel? Brenda partisë thuhej, se ajo ka një qëndrim pragmatik ndaj Europës. Në gjysmën e parë të vitit 2007, kur ajo ishte vetëm më shumë se një vit kancelare Merkel e drejtoi njëherë presidencën gjermane të BE. Në fjalimin e saj të parë si kryetare e Këshillit Europian para Parlamentit Europian (17.1.2007) Merkel përmendi biografinë e saj. ?Të gjithë jetën time unë e kam kaluar në Europë. Në Bashkimin Europian veçse jam e re. Pasi jam rritur në ish RDGJ. (?)Unë e njihja Bashkimin Europian vetëm nga jashtë deri në vitin e 35- të të jetës, dhe nga brenda nga viti 1990.?

Për fatin tonë të bashkuar në BE

Atëherë 52 vjeçarja tha në festimet e 50-vjetorit të Marrëveshjeve të Romës një fjali që konsiderohet si qendrore gjatë mandateve si kancelare. ?Ne qytetaret e qytetarët e Europës për fatin tonë jemi të bashkuar.? Megjithkëtë, Merkel asnjëherë me presidentët francezë, kushdo qofshin ata ? Jacques Chirac (bis 2007), Francois Sarkozy (2007-2012) apo Francois Hollande (2012-2017)- nuk guxoi të bënte hapa të mëdhenj në BE ? të dilte prej hezimit dhe kundër populistëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: ...