Atentati ndaj Hekuran Billes: 26 vjeçarja del në gjykatë, takimet e shpeshta tek Komuna e Parisit

2020-07-10 2

#tvora #rtvoranews
Adiola Lakra e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë.

Prokuroria kërkon masën e arrestit me burg për 26 vjeçaren deri në fund të hetimeve dhe gjykata pranoi kerkesën e prokurorisë.

Ndërkohë Ora News zbardhi dëshminë e dhënë para grupit hetimor. Ajo ka dëshmuar si u njoh me Hekuran Billën.

Njohja me Billen dhe takimi tek Komuna e Parisit - Lakra ka deklaruar se jetonte më të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë. Nga aty ka filluar shoqërimi dhe frekuentimi me të, që është konkretizuar në një lidhje marrdhënieje sentimentale. Lakra ka deklaruar se në pallatin ku jetonte kishte një biznes edhe e ëma e Malit, një parukeri. Sa i përket njohjes me Hekuran Billën, ky i fundit i ka dërguar miqësi në Instagram dhe më pas ka filluar njohjen, pasi është ndarë me Malin.

Mësohet se ata takoheshin gjithmonë në të njëjtin vend, pranë Komunës së Parisit aty dhe ku ndodhi atentati I 11 qershorit.

Mohon akuzat- Dyshohet se 26 vjeçarja ka bashkëpunuar me Sebastian Malin e Viktor Markun për ekzekutimin e Hekuran Billës, por para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Viktor Marku dhe i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit. Para grupit hetimor, Adiola Lakra ka rrëfyer edhe njohjen me Sebastian Malin.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/atentati-ndaj-hekuran-billes-26-vjecarja-del-ne-gjykate-takimet-e-shpeshta-tek-komuna-e-parisit

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv