E Diela Shqiptare - Perlotet Ardit Gjebrea

2020-07-10 2

Rubrika ?Power Kidz? në programin ?E Diela Shqiptare? në Tv Klan, na dhuroi emocione të bukura këtë fundjavë. Sot ishte finalja e sezonit të 6-të të ?Power Kidz? ku fitues u shpall Joeli.
Por, përpara kësaj nuk munguan as momentet prekëse. Ardit Gjebrea kishte menduar një surprizë për fëmijët. Teksa Joeli po shikonte një video-mesazh të nënës së tij, ai u prek nga fjalët e bukura së të ëmës dhe nuk mundi të përmbante lotët. Këtyre emocioneve nuk i shpëtoi dot as Ardit Gjebrea, i cili u përlot teksa kujtoi nënën e tij, që u largua nga jeta rreth 2 vite më parë. Drejtuesi i ?E Diela Shqiptare? u mundua ta kapërcente këtë moment, duke thënë ?se këto janë të këqijat kur je live në program?.
Spektakli ?E Diela Shqiptare? u zhvillua këtë të dielë në Afmiteatrin e Tiranës tek Liqeni Artificial.

EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/