Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda ka dhënë kritika të forta për Komitetin Teknik të Ekspertëve dhe Ministrinë e Shëndetësisë duke u renditur sipas tij disa pika se ku po gabojnë dhe se duhet të bëjnë më mirë në mënyrë që situatë të mos përkeqësohet edhe më shumë dhe Shqipëria të mos përballet me një izolim të dytë. Në një lidhje Skype në Report Tv, Sallabanda tha se Komitetit Teknik duhet t'i rikthehet gjobave dhe të vendosë masa administrative për këto institucione apo dhe qytetarët që nuk respektojnë masat anticovid. Sallabanda shprehet se Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të kishte lejuar që spitalet të ktheheshin në vatra infeksioni dhe se testi i duhet bërë të gjithë mjekëve për të parë se në cilën situatë ndodhen dhe sa % e tyre janë prekur.
"Komiteti Teknik i Ekspertëve duhet t'i kthehen me forcë masave administrative për kontrollin e higjienës personale, duhet të vendoset ligj se Shqipëria dhe bota nuk mund të kthehet në një izolim tjetër dhe në këto kushte Komiteti Teknik duhet të vendosë masa administrative për respektimin e masave dhe kritereve pra nuk duhen vetëm rekomandimet por fushatë ndërgjegjësimi dhe masa administrative si në gjithë botën. E dyta duhet të kontrollojë fluksin e të sëmurëve që hyjnë e dalin në qendrat shëndetësore, në mënyrë që spitalet të mos kthehen në vatra infeksioni dhe e treta të testojë të gjithë mjekët për të parë se si është situata aktuale", tha mjeku shqiptar Sallabanda.