Rinisin fluturimet nga Prishtina - News, Lajme - Vizion Plus

2020-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele kanë nisur fluturimet edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pas 3 muajsh pezullimi. Sipas zëdhënësit, Bujar Gashi, udhëtarët janë të detyruar të mbajnë maskat dhe të respektojnë distancën fizike.Në brendësi të aeroportit ?Adem Jashari? gjenden pajisjet për matjen e temperaturës, shenjat e distancës si dhe kabinat e dezinfektimit.Situata epidemiologjike në vend është përkeqësuar në ditët e fundit. Këtë e konfirmon edhe kryeministri Avdullah Hoti i cili paralajmëron rikthimin e izolimit në rast se qytetarët nuk tregohen të përgjegjshëm. Ndërkohë Mali i Zi, deri më tani konsiderohet një shembull suksesi në Ballkanin Perëndimor. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq shprehet se vendi ka nevojë për turistë më shumë se kurrë dhe garanton se siguria është maksimale.LORO NREKIQKRYETAR I KOMUNES SE ULQINIT?Nuk ka asnjë rast sepse ka kaluar koha e inkubacionit, asnjë rast të ri nuk ka në Komunën e Ulqinit, as në Mal të Zi. Do të thotë tash e 30 ditë nuk ka asnjë të infektuar, vetëm një i importuar ka qenë një rast që ka ardhur nga Bosnja dhe ai është i izoluar dhe nuk ka pasur kontakt me askënd?150 përqind, do të thotë siguria e plotë?.Edhe në Greqi, situata epidemiologjike duket e qetë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut nga ku do të nisin fluturimet nga data 1 korrik, bilanci është rënduar ndjeshëm. Në 24 orët e fundit, u raportuan 9 viktima dhe 176 persona të konfirmuar pozitivë. Situata shëndetësore paraqitet më e vështirë në Shkup, ndërsa autoritetet po përballen edhe me refuzimin e qytetarëve për t?u vetëizoluar.

Free Traffic Exchange