Shihemi ne gjyq - Ben ADN pas divorcit, zbulon qe djali s’eshte i tij! (28 Qershor 2020)

2020-07-10 3

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Rubrika ?Shihemi në gjyq?, në Tv Klan solli ditën e sotme problematikën mes dy vëllezërve. Mynyri zbuloi një sekret për gruan e tij, që i ndryshoi jetën dhe akuzon vëllain e tij, Fitimin se ai e ka ditur këtë të fshehtë, por nuk ia ka thënë.

Mynyri pas ndarjes merr vesh nga gruaja se djali nuk ishte i tij. Kjo ishte tepër e rëndë për të, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe për ta vërtetuar atë që ish-gruaja i tha, bën testin e ADN-së dhe kupton që djali nuk ishte i tij.

Ai qëndronte shpeshherë larg familjes së tij sepse punonte në Greqi dhe nuk ishte në dijeni për lëvizjet e ish-bashkëshortes. Mynyri tregon se vëllai i tij edhe pse e ka afër shtëpinë me ta, asnjëherë nuk e paralajmëroi për diçka.

Nga ana tjetër, Fitimi shprehet se nuk merret me familjen e vëllait, pasi ka familjen dhe problemet e tij.

Mynyr: Si nuk e dije ti, kur e dinte gjithë Ksamili?

Fitimi: O zotëri nuk merrem me familjen tënde unë, kam familjen time.

Mynyr: Si nuk e dije ti?

Fitimi: Nuk e dija, nuk më interesonte familja jote, kam familjen time unë.

Eni Çobani: Pse duhet ta dinte Fitimi këtë gjë?

Mynyr: Të më lajmëronte mua!

Eni Çobani: Pse ju dyshoni që e dinte Fitimi?

Mynyr: Pse mos ta dinte ai?

Eni Çobani: Pse duhet ta dinte pra? Se jeni afër?

Mynyr: Jemi afër.

Fitimi: S?kam lidhje, s?kam punë unë me këta.

Mynyr: Unë kam dëgjuar tani nga të tjerët, se i zoti e merr vesh në fund. Ajo vinte në orën 3 të natës, se bridhte nëpër disko, unë punoja si qen në Greqi. Ajo bridhte nëpër disko me dashnorët.

Fitim: Dëgjo, vëllai im mua mos ma ngarko këtë, se unë nuk di gjë për veten time. Kam familjen time, mos më bjer në qafë të lutem.

Mynyr: Zonja Eni kam rritur fëmijën 5 vjet. Më ka ngelur thikë në zemër ai fëmijë, se ai më thërret mua baba.

Fitimi: Zonja Eni më fal, më keni telefonuar për një problem dhe çështje dhurim pronësie.

Eni Çobani: Po është dhe ai problem.

Mynyr: A e dëgjove në gjyq që tha ajo të kam dhënë lekë. Ke marrë lekë ti?

Fitimi: Zotëri edhe njëherë, mos më detyro të iki nga emisioni, se dëgjo unë nuk kam ardhur të zgjidh problemet e tua. Zgjidhi vetë, ke gjykatë, ke trup gjykues.

Mynyr: Zonja Eni e mora ADN-në dhe vajta në gjykatë bëra gjyqin.

Fitimi: Nuk jam unë ai që zgjidh problemet e tua, ti je kompetent për familjen tënde./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange