Report TV -Makina me targa të Kosovës aksidentohet në Rubik, nuk ka të lënduar

2020-07-10 0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen. Sipas informacioneve të para, një autoveturë me targa të Kosovës është përplasur në hyrje të qytetit të Rubikut. Për fat të mirë nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihet si ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Free Traffic Exchange