Arrestohet bashkëpunëtori i Lamajt/ Ilir Xhepaj ishte në kërkim për vrasjen e dy biznesmenëve në La

2020-07-10 2

Blutë e Tiranës kanë arritur të vënë në pranga një nga bashkëpunëtorët e Eduart Lamajt, për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në 30 maj në Laç.


Ilir Xhepaj, i njohur ndryshe si Ilir Lika, 33 vjeç, u arrestua mesnatën e së shtunës në Tiranë, pas disa ditë ndjekje që i ishte bërë nga policia, i konsideruar si autori i dytë i kësaj ngjarjeje dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

33 vjeçari Xhepaj, ishte në kërkim edhe për një tjetër ngjarje, pasi vetëm 15 ditë përpara se ai të merrte pjesë në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ai kishte plagosur me armë në Laç, shtetasin Zef Marku.

Për këtë ngjarje, gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë arrest në Burg, duke e ngarkuar me veprat penale, vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbatje pa leje.

Ilir Xhepaj, do të përballet me drejtësinë edhe me një akuzë të tretë, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim.

Në kërkim policor janë edhe dy persona të tjerë, bashkëpunëtorë në vrasjen e dyfishtë, Klaudio Pepkola dhe Oltion Vlashi.

Ndërkaq, në këtë video të siguruar nga Top Channel, shihet Eduart Lamaj, teksa i veshur me tuta dhe mushama ku shkruhet Policia, hyn në hotelin ku po qëndronin Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Ndërsa tre bashkëpunëtor e tij, Xhepaj, Pepkola dhe Vlashi, qëndrojnë jashtë hotelit. Në momentin që Lamaj hap zjarr ndaj dy viktimave, ai mbetet i plagosur nga ta dhe shtrihet përtokë. Por ka qenë pikërisht 33 vjeçari Ilir Xhepaj, i cili e largon atë nga vendngjarja.

Ndërkaq, Eduart Lamaj, po mbahet në arrest me burg në Spitalin ushtarak, ku me të njëjtën masë po qëndron edhe Klaudio Tushe, i arrestuar për vrasjen e dyfishtë.

Megjithë gabimin gjatë hetimit, prokuroria nuk është tërhequr ende nga qëndrimi i saj ndaj Tushës, i cili për fatin e tij të keq shkoi në spital i plagosur nga një ngjarje tjetër. Por versioni i tij nuk u dëgjua deri ditën kur autori i vërtetë, Lamaj, u arrestua pas operacionit të fshehtë në një klinikë private.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EduartLamaj#IlirXhepaj#TopChannel