2 viktima dhe 72 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit - News, Lajme - Vizion Plus

2020-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy pacientë të tjerë me koronavirus ndërruan jetë gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa u regjistruan 72 të infektuar të rinj.Bëhet fjalë për një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana, të cilët ishin me disa sëmundje bashkëshoqëruese.Në spitalin infektiv po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.?Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.?Aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të respektohen masat, pasi shkelja e rregullave nga kushdo do të ?konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.?Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 371Durrës 181Shkodër 162Vlorë 103Fier 48Lezhë 33Korçë 26Kukës 15Elbasan 12Gjirokastër 7Berat 5