Lajme Arkiva - Tv Klan 2000
Papastërtia e bregut të detit dhe çmimet më se të shtrenjta, janë problemet e atyre që duan të pushojnë në këtë sezon plazhi në Durrës. Ditë më parë nga këshilli bashkiak i qytetit, janë dhënë tre million lekë për pastrimin e rërës, por ndërkohë që pushuesit ende bashkëjetojnë me papastërtitë dhe rrezikun e tyre, një ditë plazhi në Durrës kushton mjaft shtrenjtë.
Të shtrenjta janë pushimet për plazhistët ditor. Qëndrimi në plazhe private që ofrojnë pak më shumë pastërti, janë të gjitha kundrejt tarifave jo të lira. Deri 600 mijë lekë të vjetra një dhomë buzë detit vetëm për dhjetë ditë, janë çmimet e sezonit, por megjithë çmimet e shtrenjta të gjitha ambientet janë të pronotuara deri në muajin Shtator.
Numri i plazhistëve pritet të shkojë në 250 mijë në muajin Korrik dhe Gusht. Afërsia me Tiranën dhe pamundësia për të pushuar diku jashtë, bën që Durrësi të mbetet plazhi më i populluar nga shqiptarët në muajt e verës. Ndërsa projektet e qeverisë për turizëm në Durrës me mbi 500 mijë pushues të huaj, për momentin duket se janë ende larg realizimit të tyre./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/