Si një gjë e panjohur, me të cilën edhe vetë studiuesit ishin të papërgatitur, në fillim të pandemisë së kornavirusit të ri, Covid 19, i lidhën ngushtë simpomat e këtij virusi me duhanpirësit ,moshën, dhe personat që kishin të zhvilluara sëmundje të tjera shoqëruese.
Por, hulumtimet e fundit nga studiues gjermanë dhe norvegjezë pas krahasimit të ADN-së dhe të grupeve të ndryshme të gjakut të pacientëve të infektuar me Covid kanë konstatuar se grupi I gjakut luan një rol të rëndësishëm në rrjedhën e infeksionit nga Covid19, e cila pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e terapive të ndryshme me ilaçe.
Studiuesit analizuan të dhënat e 1,610 të infektuarve në vatrat më të mëdha të infkesionit Itali dhe Spanjë, ku virusi pati pasoja të ashpra, dhe dolën në përfundimin se personat me grup gjaku A (A-pozitiv, A-negativ dhe AB-pozitiv, AB-negativ) ishin më të rriskuar për të pasur një përkeqësim të simptomave dhe nevojë për frymëmarrje të drejtuar nëse infektoheshin me koronavirus.
Një studim I ngjashëm është kryer edhe në Kinë. Kërkimet e udhëhequra nga Wang Xinghuan në Universitetin e Wuhan, panë grupet e gjakut të më shumë se 2 mijë të infektuarve në Wuhan dhe Shenzhen. Të dhënat u krahasuan me personat e shëndetshëm ku u zbulua se ata që janë të grupit "A" kanë përqindje më të madhe të infektimit dhe simptoma më të rënda. Në Wuhan aty ku edhe infeksioni ishte vatër në Kinë, nga 206 pacientë të prekur 84 prej tyre kishin grupin e gjakut A.
E kundërta rezultoi në studim për personat me grup gjaku zero (zero negative dhe zero pozitiv). Në të dy studimet e mësipërme, studiuesit dolën në përfundimin se; ata persona të cilët kanë grupin e gjakut zero janë më të qëndrueshëm ndaj Covid19. Edhe personat me grup gjaku zero nuk kanë imunitet ndaj infektimit me kornavirus, por ata janë më pak të rrezikur për të zhvilluar simptoma të rënda të sëmundjes.
A duhet të frikësohen njerëzit me grupin e gjakut A?
Sakthi Vaiyapuri, ekspert pranë Universitetit të Reading në Mbretërinë e Bashkuar, shpjegon se njerëzit që kanë grupin e gjakut A, nuk duhet të frikësohen nga gjetjet e para të studimeve. ?Të dhënat për arritjen e kësaj hipoteze janë të pamjaftueshme për të pretenduar me gojën plot se ka një lidhje të fortë mes grupit të gjakut dhe gjasave për tu sëmurë nga COVID-19,? thotë ai. ?Për arritjen e këtij konkluzioni, duhet të analizohen shumë parametra, ndaj këto gjetje kanë argumenta që nuk mbështeten nga komuniteti shkencor,? shtoi Vaiyapuri.
Grupet e gjakut B dhe AB nuk janë aq të përhapura prandaj nuk zënë vend të mjaftueshëm në studimin mbi COVID-19 dhe rolin e grupeve të gjakut. Megjithatë mos harroni se grupi i gjakut nuk jep mbrojtje. Ato që japin garanci janë distancimi shoqëror dhe përdrimin e maskave!
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2F...