Video e atentatit në Laç/ Në pamje shfaqet Eduart Lamaj i plagosur

2020-07-10 0

Eduart Lamaj qe mbeti i plagosur gjatë atentatit të dyfishtë ku u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji do të vazhdojë të mbahet në spitalin ushtarak pas vendimit të gjykatës së Kurbinit qe ja komunikoi masën në spital.


Eduart Lamaj, vec rrëfimit që tregon se si veshi një mushama të zezë me mbishkrimin policia ka kundër vetes edhe një sërë kamerash që tregojnë sekondë pas sekonde veprimet e katër të rinjve që hyjnë në parkim.

Ky është Eduart Lamaj veshur me tuta dhe me mushamanë e përgatitur prej tij duke hyrë me shpejtësi në biznesin ku qëndronin Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Siç ai rrëfen sapo hyri në lokal siç edhe shfaqet në këtë kamera, tre shokët e tij me të Oltion Vlashi, Klaudio Pepkola dhe Ilir Lika qëndruan jashtë. Por pasi Eduart Lamaj hap zjarr sic shfaqet në këtë kamera sigurie, ai shtrihet për tokë pasi mbetet i plagosur.

Por ndërkohë në spital mbahet edhe një tjetër i plagosur gjithashtu nën masë sigurie arrest me burg për të njëjtat rrethana që Eduart Lamaj i pranon se është ai autor i krimit të dyfishtë.

Megjithë gabimin gjatë hetimit, prokuroria nuk është tërhequr ende nga qëndrimi i saj ndaj Klaudio Tushës, i cili për fatin e tij të keq shkoi në spital i plagosur nga një ngjarje tjetër. Por versioni i tij nuk u dëgjua deri ditën kur autori i vërtetë u arrestua pas operacionit të fshehtë në një klinikë private.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EduartLamaj#TopChannel