Top News - Pandemia në Kosovë/ Tre viktima të reja të koronavirusit

2020-07-10 0

Klinika Infektive në kosovë ka njoftuar të shtunën se edhe tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19. Pacientët, dy nga ta nga Komuna e Prizrenit si dhe një nga Suhareka, thuhet në njoftim, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, aktualisht janë të shtruar 97 raste me COVID-19. Ndër ta, 45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjen dhe përkujdes intensiv.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjen dhe përkujdes intensiv, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë, njofton Klinika Infektive. Me këto të dhëna, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë shkon në 47. Ndërkohë, një ditë më parë, u konfirmuan 62 raste të reja me koronavirus cka e con totalin në gjithsej 2494 raste. Sipas të dhënave, pjesa më e madhe e rasteve të reja janë regjistruar në komunën e prishtinës ndërkohë që pasojnë prozreni, rahoveci, gjakova, gjilani etj. Deri më sot janë shëruar 1307 persona ndërsa raste aktive janë 1143. Që nga shkurti e deri më tani, janë testuar ndërkohë 22930 persona.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#TopChannel

Free Traffic Exchange