Shkodra fal taksat vendore, Këshilli Bashkiak miraton nismën “Ademi”, përjashton biznesin e madh

2020-07-10 0

#tvora #rtvoranews

Taksat dhe tarifat vendore janë falur edhe për biznesin shkodran. Këshilli Bashkiak me shumicë socialiste, miratoi nismën e demokrates Voltana Ademi, por përjashtoi biznesin e madh nga përfitimi.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës më në fund mori në shqyrtim dhe miratoi propozimin e kryebashkiakes demokrate, Voltana Ademi për faljen e taksave dhe tarifave vendore.

Por ashtu siç pritej, mbledhja u shoqërua me debate e madje shkoi deri në leksione se si rregullorja e këshillit duhet zbatuar prej të zgjedhurve.

Ademi: Në asnjë rast nuk favorizohet asnjë biznes i madh dhe asnjë biznes i vogël jashtë periudhës së pandemisë.

Kadija: Unë nuk jam këtu për të përmbushur tekat.

Me 28 vota pro, socialistët miratuan vendimin me ndryshime, duke përjashtuar bizneset e mëdha nga përfitimi. Kjo e justifikuar prej tyre si një politikë e majtë.

Jashtë debateve nuk mbeti as Velipoja, ku një pjesë e këshilltarëve dënuan ndërhyrjen atje, ndërsa Ademi foli për hapat ligjorë të ndjekur si dhe kërkesën që i ka bërë IKMT për pastrimin e territorit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkodra-fal-taksat-vendore-keshilli-bashkiak-miraton-nismen-ademi-perjashton-biznesin-e-madh

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange