Shkon ne 53 numri i viktimave nga koronavirusi

2020-07-10 0

53 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi që prej fillimit të epidemisë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit 2 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së viktimave.

?Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor?.

Situata në Spitalin Infektiv vijon të jetë e rënduar. Atje po trajtohen 81 pacientë, 12 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë 24 orët e fundit është sa i përket të shëruarve. Është ruajtur në këtë mënyrë trendi i një dite më parë, pasi edhe këtë të shtunë janë konfirmuar të shëruar 48 qytetarë.

Numri i të shëruarve që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 1346.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 355 testime dhe kanë rezultuar të prekur me Covid-19 61 qytetarë. Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrjet me shumë punëtorë.

?Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh. Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës?.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që prej fillimi të epidemisë është 2330. Ministria e Shëndetësisë bëri apel që të respektohet distancimi sociaal dhe masat e tjera.

?Nisur nga fakti se ditët e fundit po vihet re shtim i rasteve në aktivitete biznesi, ndërmarrje me shumë punëtorë, institucione publike dhe private, i bëjmë apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Maskat janë një domosdoshmëri për t?u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh dhe kudo në ambiente publike ku nuk ruhet dot distancimi?./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/