Në 17 janar të këtij viti transmetuam rastin e mësuesit të kitarës në Liceun Artistik, Erjon Medha. Ai denoncoi heqjen e padrejtë nga puna, pas një karriere mbi 10 vjecare, në Lice dhe Akademinë e Arteve.Në maj 2019 iu prish kontrata e punës nga drejtoresha e Liceut, Valbona Gavelli dhe ai u zëvendësua me një tjetër mësues të kitarës, Mateo Basha. Ky i fundit nuk përmbushte kriteret, për të qenë mësues, pasi masteri i tij profesional nuk e lejon të japë mësim në Liceun Artistik ?Jordan Misja?. Pas këtij transmetimi reagoi portali i Bashkëqeverisjes, dhe sipas DRAP Durrës, ishin konstatual shkelje në emerimin e mësuesit, që zëvendësoi Erion Medhën. Sipas raportit, duhet të ndërpriteshin marëdhëniet e punës për zëvendësuesitn dhe duheshin marrë masa disiplinore për drejtoreshën e Liceut. Por në praktikë asgjë nuk ka ndryshuar.Ministrja e arsimit Besa Shahini i thotë gazetarit të emisionit ?Stop? se duhet të bëjë kërkesë zyrtare me shkrim, edhe pse një këkrkesë e tillë fle prej muajsh në dikasterin, që ajo drejton.
#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga #SaimirKodra & #GentianZenelaj.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/