Largimi i Bashës nëse humb zgjedhjet? Nishani: Askush nuk është i pazëvendësueshëm! Akt vullnetar

2020-07-10 0

Bujar Nishani i pyetur për largimin e Bashës, nëse Partia Demokratike humb zgjedhjet, ai tha se është herët për të folur, por sipas tij akti i dorëheqjes është vullnetar.  

"Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Dorëheqja është një akt vullnetar. Ne nuk e kemi të sanksionuar në statut. Nëse ne do të fokusohemi se kush do të jetë fati politik i secilit prej anëtarëve të koalicionit pas zgjedhjeve ne kemi deformuar platformën tonë. Që këtu dhe te ky nis krijimi i raportit të besimit", tha Nishani.