#tvora #rtvoranews
Banka Amerikane e Investimeve ka dhuruar 3.2 ton produkte ushqimore për familjet në nevojë. Përmes Kryqit të Kuq Shqiptar, Food Bank dhe Down Syndrome Albania, ABI Bank ka vijuar të mbështesë grupet më të prekura nga situata e krijuar prej koronavirusit ashtu si gjatë periudhës së tërmetit.
Banka Amerikane e Investimeve ka dhuruar 3.2 ton produkte ushqimore për familjet në nevojë. Përmes Kryqit të Kuq Shqiptar, Food Bank dhe Down Syndrome Albania, ABI Bank vijon të mbështesë grupet më të prekura nga tërmeti dhe pandemia, u shpreh zv. drejtor i rrjetit të Degëve, Erald Dore.
?Moto jonë është ?investo në optimizëm? dhe ne këtë e kemi treguar gjithmonë. Kjo konsiston me ndihmën që ne kemi dhënë gjatë periudhës së tërmetit dhe vazhdon edhe gjatë periudhës së pandemisë.?
Gjatë dorëzimit të pakove, Oltion Shena, Drejtor Ekzekutiv i Food Banka Albania, vlerësoi kontributin dhe bashkëpunimin me ABI Bank.
?Falenderojmë sot ABI Bank, që në mënyrë të vazhdueshme kanë qënë pranë nesh sa herë që kemi pasur nevojë. Kërkesat për ushqim vijnë në rritje nga organizatat dhe qendrat sociale. Ne kemi gjetur mbështetje në komunitet dhe specifikisht nga ABI Bank, dhe jemi mirënjohës!?
Menaxherja e projekteve te Down Syndrome Albania, Mirela Juka, shprehu gjithashtu mirënjohjen.
Disa javë më parë Banka Amerikane e Investimeve dhuroi për shërbimin shëndetësor tre respiratorë për terapi intensive që do të lehtësojnë punën në përballje me COVID-19.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/abi-bank-dhuron-32-ton-produkte-ushqimore-familjet-ne-nevoje
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv