Prezantohet projekti i Rindërtimit të shkollës “Sami Frashëri”, Veliaj: Dyfishim të hapësirave

2020-07-10 8

Sot është prezantuar projekti për rindërtimin e shkollës "Sami Frashëri" në Tiranë, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Në fjalën e tij, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se ky është premtim i mbajtur i qeverisë. Duke iu përgjigjur atyre që ai i quan cinikë, tha se përvec ndërtimit të shkollave ka nisur puna edhe për rindërtimin e 2400 shtëpive individuale. 

"Kryeministri i premtoi Tiranës, Durrës, Shijakut, Kamzës, Mirditës, Lezhës, Rogozhinës dhe Kavajës që do ta rindërtojmë shtëpinë tuaj, shkollën tuaj, rrugën tuaj më mirë seç ishte më parë. Sot kjo gjë është fakt. Ju dhe të gjithë shqiptarët, me të drejtë për shkak të traditës mund të ishit skeptikë. Sot që po hapen themele në të gjithë territorin e zonës së dëmtuar, por jo vetëm janë premtime që kryeministri dhe qeveria i ka mbajtur. Shumë kush kur më vjen për të më kritikuar më thotë që rindërtimi është i rëndësishëm për ekonominë. Po, por është i rëndësishëm në dy aspekte. I pari është vëmendja e një kryeministri tek qytetari. Shumëkush ka thënë, po ata janë në çadra dhe të pikon në zemër, pavarësisht se cinizmi ta mohon. Sot me maturi dhe krenari i kthehemi premtimit dhe janë premtime të mbajtura për qytetarin. E dyta është besimi te një qeverisje. Është normale që në 7 vite të gjykohet, kritikohet, për tu lëvduar rrallë bëhet. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë prezantimit të projektit tha se 'Sami Frashëri' i ri do ti përshtatet kushteve për distancim social. Sipas tij, do të dyfishohen klasat dhe do të katërfishohen ambiente i hollit.

"Propozojmë një shkollë që shkon në 1494 persona një shkollë që kalon e gjitha në turnin e parë. Nga 24 klasa do të ketë 50 klasa. Duam të shkojmë në 7 ambiente laboratorësh. Duam ta 5-fishojmë hapësirën e bibliotekës.

Do të katërfishojmë sipërfaqen e hollit. Do ndjekim shembullin e 'Tonin Arapit' tek Liceu dhe sallës 'Avni Mula'.