Top News - Sa më shumë testime! Kërkesa e avokatit të popullit

2020-07-10 0

Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të rrisë numrin e testimeve të popullsisë në kuadrin e pandemisë globale të covid-19.

Institucioni i Avokatit të Popullit i ka rekomanduar Ministrisë, që të marrë masa të menjëhershme për gjetjen e mundësive për shtrirjen masive, dhe kryerjen e testeve të qytetarëve për COVID-19 duke iu referuar nenit të Kushtetutës së vendit i cili sanksionon se ?shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti?, si dhe ligjeve për ?Shëndetin publik?.
Sipas rekomandimit, masat duhet të jenë në përputhje me modelin e ofrimit të shërbimit shëndetësor në vend, për çdo shërbim mjekësor e duke zbatuar udhëzimet e OBSH-së.

Avokati i Popullit gjithashtu kërkoi informim dhe transparencë më të mirë në lidhje me sasitë e tamponëve testues dhe kapacitetin për testuar si dhe garantimin e të drejtës për testim të çdo qytetari shqiptar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Testime#TopChannel

Free Traffic Exchange