Tahiri kthehet në “pikën zero”/ Apeli kërkon rigjykim për tre akuza - Vizion Plus

2020-07-10 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që rrëzojë vendimin e Shkallës së Parë ku dënoi ish ministrin Saimir Tahiri me 3 vjet shërbim prove.Trupa gjykuese tha se nuk ka asnjë provë për shpërdorim detyre, për të cilën u dënua Tahiri, duke kërkuar rigjykimin e dosjes nga e para.Kjo në fakt do të thotë se me rrëzinim e vendimit të Gjykatës së Apelit, Tahiri do të gjykohet nga e para për tre veprat penale ?Trafikimi i narkotikëve?, në bashkëpunim, ? Grupi i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Ish ministry I brendshem e quajti nje padrejtesi dhe te turpshem vendimin.Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane. Në seancë për herë të parë pas vetëdorëzimit mori pjese edhe Jaeld Çela, ish drejtori i Policisë së Vlorës, i akuzuar gjithashtu për bashkepuni me grupin Habilaj.Në shtator të vitit të kaluar organi akuzës kërkoi dënimin e ish ministrit te brendshem me 12 vjet, por gjykata e dënoi Tahirin me 3 vjet burg I cili u konvertua ne shërbim prove.