Plotësohet një nga kërkesat, Gonxhe: Punonjësit e transportit do të marrin pagën e dytë të luftës

2020-07-10 0

Punonjësit e transportit publik do të marrin pagën e muajit qershor. Lajmi është konfirmuar për Report TV nga drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, i cili pohon se janë rreth 2.4 milionë euro që do të shkojnë për këta punonjës, për pagën e dytë.

"Është bërë prezantimi para të gjithë institucioneve të nevojës për pagën e qershorit, për të gjithë kodet e transportit përsëri për një numër të lartë punonjësish, për një shifër rreth 2.4 milionë euro të tjera, të cilët meritojnë një pagën e qershorit".Drejtori i Përgjithshëm i Transportit po ashtu thotë se nëse nuk respektohet protokolli, rrezikojmë të na shtohen rastet, dhe në këtë moment humbjet do të jenë të mëdha, pasi vendet e huaja nuk hapin kufijtë me ne.

"Asnjë nga ne nuk e dinte që qershori do të ishte i mbyllur, është bërë një protokoll që mund të ketë diskutime të veta por duhet ta themi, që protokollet nuk janë dëshirë apo dizajn i joni por janë edhe një detyrim reciprok. Nëse duam që Shqipëria të hapet apo vendet e tjera të hapen ndaj nesh, dhe të qarkullojmë duhet të kemi protokolle të këtyre standardeve. Do të zbatohet protokolli me mirëkuptim, për ato gjëra që janë të nevojshme dhe të realizueshme".

Janë rreth 85% e operatorëve të transportit ndërqytetës që i janë rikthyer aktivitetit, por po përballen me mungesë të ndjeshme pasagjerësh. "Këtu problemi është që nuk po hipin qytetarët në autobus dhe të gjithë në kemi ndryshuar psikologjikisht, me mbrojtjen dhe kujdesin. Duhet t?ju kthejmë besimin dhe operatorët në radhë të parë duhet të jenë në shërbim, nuk do të ketë masa penalizuese për oraret, për përmasat e mjeteve, për numrin e mjeteve, nuk do të jemi fiskal në këto gjëra".

Free Traffic Exchange