“Dy vdekje të papritura në orët e fundit”/ Shkon në 51 bilanci i viktimave në Shqipëri - Vizion Plus

2020-07-10 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën orët e fundit në Shqipëri. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë, e cila i ka quajtur vdekjet të papritura.
Bëhet fjalë për një 76 vjecar nga Tirana, që sipas Ministrisë, ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim tek Infektivi, por më pas në mënyrë të papritur ka pësuar trombozë në mushkëri.
Ndërkohë një 54 vjecar vdiq në urgjencën e spitalit pasi ndodhej në gjëndje të rëndë pasi vuante edhe nga insuficenca renale.
Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor. Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura.
Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare.
Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë zbuluar 77 raste të reja nga 402 teste të bëra në total. Po ashtu janë shëruar 48 persona ndonëse specialistet e ISHP shprehen shqetësim se vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19.
Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik.
Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19.
Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive.
Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.
Bilanci i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë për fat të keq ka shkuar tashmë në 51. Një shifër e rritur ndjeshëm sidomos gjatë javëve të fundit. Pjesa dërrmuese e viktimave i përkasin qarkut Tiranë.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1

Free Traffic Exchange