TIRANË- Kukësi-Teuta dhe Tirana-Bylis janë dy çiftet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë trofeu i dytë për nga rëndësia në vend. Ky ishte verdikti i shortit të hedhur këtë të premte nga zyrtarët e FSHF-së. Kukësi e sheh shpëtimin e sezonit tek ky trofe.Të paktën këtë shpreson drejtori Nderim Nexhipi.