Ora News - Bashkisë Vlorë “i zënë derën” bizneset e Zvërnecit dhe tregtarët

2020-07-10 0

#tvora #rtvoranews
Dy protesta në harkun e dy orëve u mbajtën para Bashkisë Vlorë

Të parët, i zunë derën përfaqësues të rreth 50 bizneseve në zonën e Zvërnecit të cilët thonë se janë paralajmëruar të cmontojnë objektet deri të dielen.

Në të kundërt, fadromat e IKMT do të zbarkojnë aty të dielën dhe do ti shembin.

?Ne jemi shumë ambiente që me punë kemi mbi 10 vite që punojmë. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga IKMT. Kanë ardhur në rrugë verbale duke thënë që këto objekte do të prishen."

Por pronarët e lokaleve e konsiderojnë të padrejtë aksionin dhe paralajmërojnë kundërshtim në rast se nuk shtyhet pas sezonit turistik

"Do nxjerr femijet para dhe le të vijë ti shtypë. Nuk bëhet llaf shembja" thote një protestues.

Ata thonë se kanë disa vite që ushtrojnë aktivitet në përputhje me rregullat, ndaj kërkuan ndërhyrjen e bashkisë tek qeveria qëndrore që këtë vere menaxhon bregdetin.

Pas bizneseve të plazhit, derën e bashkisë e zunë tregtarët e tregut Industrial të cilët protestuan për situatën ekonomike.

U ankuan për refuzimin e pagës së luftës dhe taksat vendore që thonë se poi cojnë në faliment

?Tregu ka mbaruar, paguajmë taksë bashkisë, nuk paguajmë sigurime. Nuk është bërë asnjë investim. Nuk na u dhanë 400 mijë lekë. Jemi 490 biznese. Bashkia nuk na ka bërë asnjë investim dhe na kërkon 2 fatura, por ne kemi 3 muaj që nuk kemi bërë asnjë xhiro.?

Në tregun industrial të Vlorës, operojnë 498 subjekte që paguajnë taksa pranë bashkisë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/serish-proteste-para-bashkise-vlore-bizneset-e-tregut-industrial-kerkojn-pagen-e-luftes

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange