Report TV -51 viktima/ Në 24 orë humbin jetën dy pacientë me COVID, 77 raste të reja!

2020-07-10 0

Shqipëria ka regjistruar sërish ditën e sotme një numër të lartë të të infektuarve, e ndërsa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 2 pacientë me COVID-19. Vdekje të papritura i cilëson Ministria e Shëndetësisë, pasi 76-vjeçari nga Tirana kishte pasur përmirësime pas 15 ditësh trajtim, e ndërsa viktima tjetër, 54-vjeçari ishte në gjendje më të rëndë, e për pasojë ndërroi jetë në Urgjencën e Spitalit. Ndërkohë, si rezultat i 402 testeve, janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 77 raste, ku Tirana mban numrin më të lartë të rasteve.