Ministria e Shëndetësisë tha se kemi dy viktima në 24 orët e fundit nga covid-19, ndërsa siç Top Channel raportoi më herët janë 77 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e 77 rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.
Ndërsa për dy viktimat ministria njofton: Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Sipas ministrisë kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.
Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:
Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.
Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet, respektoni masat e vendosura dhe protokollet e miratuara të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.
Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor.
Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e ...