Cirku i Tiranes ne kushte te keqija - (1 Korrik 2000)

2020-07-10 19

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Cirku i Tiranës ?Ali Xhixha?, nuk mund të dalë në turne, se i mbetet në dorë çadra. Tenda më e fundit ishte italiane dhe jetoi 20 vjet. Prej tre vjetësh, një firmë fitoi 6 milion në tenderin për çadrën e re dhe vendet për t?u ulur, por sa u vu ajo u prish menjëherë. Nëse këtë tendë do të guxonin ta lëviznin pak ajo do t?ju mbetej në dorë.

Drejtuesit e Cirkut tregojnë se janë në gjyq me firmën dhe presin që ajo t?u kthej paratë e dëmit. Ndërkohë që spektator janë vetëm fëmijët, sepse të rriturit as që i afrohen më arenës. Vendi ku mbahen kafshet e cirkut është në kushte të mjerueshme dhe cirku nuk ka as para as vend për t?i ushqyer.

Megjithëse ky është institucion kombëtar buxhetin e merr nga bashkia, por sipas udhëheqësit artistik, paratë nuk dalin. Ky është i vetmi cirk i Shqipërisë dhe ndër të paktit edhe në Ballkan. 50 punonjësit dhe 5 qen të vetmit kafshë të cirkut, sot për sot mbahen vetëm me paratë e fëmijëve kureshtarë. Nëse nuk u jepen fonde për projektet që ata hartojnë, cirku mund të mbyllet fare./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/