#tvora #rtvoranews
Gjykata Speciale e Hagës, e cila bëri publike dy aktakuzat e para, ndaj Hashim Thacit dhe Kadri Veselit, për krime lufte gjatë viteve 1998-1999, është krijuar mbi bazën e raportit të senatorit zviceran Dick Marty, i votuar edhe në Këshillin e Evropës. Ky raport merr shkas nga njoftimet e botuara në librin e ish-kryeprokurores së Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për ish-Jugosllavi, Carla del Ponte, me titull ?Gjuetia ? Unë dhe kriminelët e luftës?. Në këtë libër flitet për trafikim organesh njerëzore që u janë marrë robërve serbë, trafikim i cili, siç thuhet në libër, ishte i organizuar nga drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Këto pretendime ishin tronditëse dhe ngjallën reagime të ashpra. Dick Marty, në raportin e tij, Thaçin e identifikon si ?kumbara? i rrjetit kriminal të njohur si ?Grupi i Drenicës?. Sipas Martyt, ky grup i drejtuar nga Thaçi e përforcoi në përmasa fenomenale mbështetjen e tij mbi veprimtaritë kriminale të organizuara gjatë kohë kur këto lulëzuan në Kosovë e në Shqipëri. Ndër ta figurojnë Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Azem Syla e Fatmir Limaj. Gjatë këtyre dhjetë vjetëve të fundit, secili prej tyre ka qenë objekt akuzash të shumta pas dyshimesh për krime lufte. Deri më sot, ata të gjithë i kanë shpëtuar çdo drejtësie efektive?, shkruan në raportin e Martyt.
Shumë vrasje pretendohet të jenë mbikëqyrur edhe nga vetë Thaçi, Veseli dhe të tjerët. Sipas Martyt, gjithçka të lë të besosh se këta individë do duhej të ishin dënuar për krime të rënda dhe do duhej të vuanin ndëshkime afatgjata burgimi nëse mosndëshkimi i tyre nuk do qe siguruar nga dy faktorë tronditës: ?Në radhë të parë, me sa duket, ata kanë arritur të eliminojnë apo të detyrojnë me heshtje nëpërmjet frikësimit pjesën më të madhe të dëshmitarëve të mundshëm apo të vërtetuar (si armiqtë e tyre, ashtu dhe aleatët e vjetër), duke përdorur dhunime, kërcënime, shantazhe dhe allishverishe; së dyti, ka pasur një mungesë vullneti politik nga ana e bashkësisë ndërkombëtare për të goditur seriozisht ish-drejtuesit e UÇK-së?.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nderkallje-e-360grade-pretendimet-e-dick-martit-thaci-dhe-veseli-mbikeqyren-personalisht-vrasjet
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp