Momente të papërsëritshme janë ato kur Forcat e Armatosura shqiptare shpëtojnë me helikopter 6 kosovarë të bllokuar në malin e Jezercës. Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19:00 dhe pak minuta më parë turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth.