Çejku për Ramën: Kishte një shqetësim të madh, agresiv, se ka bërë këtë kur Haradinaj shkoi në Hagë

2020-07-10 0

#tvora #rtvoranews



Për afro 60 minuta, kryeministri Edi Rama me tone të larta dënoi ashpër aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale ndaj dy themeluesve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës gjatë seancës plenare në Kuvend.

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku, duke analizuar fjalimin e tij thotë se kryeministri kishte një shqetësim të madh, arsyet të cilit nuk i di.

Në gjykimin e tij, një retorikë aq agresive nga Tirana zyrtare ndaj faktorit ndërkombëtar për një shtet fqinj, përkudrejt raporteve vëllazërore me Kosovën, ishte e panevojshme dhe mund ta kishte kursyer.

Për Rtv Ora, Çejku thotë se fjalimi i tij duhet lexuar përtej asaj që thotë, por fakt është sipas tij, që këtë se ka bërë asnjë kryeministër, madje as vetë Rama për rastin e Haradinaj dhe shumë luftëtarëve të tjerë të UÇK.

Madje, vijon ish-diplomati, Rama ka edhe precedentin që ka paditur vetë një ish-luftëtar të UÇK-së.

Çejku: Është legjitim shqetësimi për akuzat që për momentin janë ende të paprovuara dhe kanë dëmtuar një proces të dialogut. Por më bëri përshtypje një retorikë e pazakontë, e cila ende nuk duket në Kosovë dhe duket e panevojshme dhe parsyeshme në Tiranë. Të mbash një fjalim aq të gjatë dhe aq agresiv në parlamentin shqiptar për një çështje në vend fqinj pavarësisht se Kosova dhe shqiptarët e Kosovës janë vëllezërit tanë, por adresimi që bëri kryeministri në sulmet e tij kundër gjykatave ndërkombëtare dhe faktorit ndërkombëtar në përgjithësi dhe ndërkombëtarëve si të tillë, janë të panevojshme.

 Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/cejku-ramen-kishte-nje-shqetesim-te-madh-agresiv-se-ka-bere-kete-kur-haradinaj-shkoi-ne-hage

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv