'Një kg shalqi shitet 12 lek në Divjakë', fermerët: Ka rënë eksporti, prodhimi ka mbetur pa shitur

2020-07-10 3

Prodhimi i shalqirit këtë vit është i mbarë, por fermerët e Divjakës që janë prodhuesit më të mëdhenj në vend thonë se mungesa e tregut ka bërë që çmimi të bie nën kosto. Në Divjakë aktualisht shalqiri shitet me 12 lek për kg, pavarësisht se në tregjet të tjera e gjen shumë më shtrenjtë.