Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, Rama: Gjyqesi eksperimentale, një çorbë e vështirë për tu kapërdirë

2020-07-10 0

#tvora #rtvoranews

E kishte paralajmëruar një ditë më parë fjalën e tij në Parlament në mbrojtje të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke i cilësuar ata si njerëzit që shkruan historinë e këtij të shteti.

Për afro 60 minuta, kryeministri Edi Rama me tone të larta dënoi ashpër aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale ndaj dy themeluesve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Rama e quajti 'gjyqesi eksperimentare dhe një çorbë e vështirë për tu kaperdire

Madje për Edi Ramën kjo nuk është vetëm një sulm emrave të veçantë, por prek çdo shqiptar.

Kryeministri shqiptar e nënvizoi disa herë se nuk po kundërshtonte drejtësinë, por po fliste me zë të lartë për të vërtetën, pasi sipas tij nuk ka vepruar me të njëjtat standarde me Serbinë që shkaktoi numrin më të lartë të viktimave në Kosovë që pas Luftës së dytë botërorë.

Duartrokitjet në sallë e ndihmuan kreun e qeverisë shqiptare për të kujtuar se Haga hetoi dy dekada në Kosovë dhe nuk gjeti asnjë provë kundër misionit të UÇK.

Ndërkohë që deputetët të parlamentit kërkuan një rezolutë dhe qendrim të unifikuar në mbështetjet të Kosovës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kryeministri-rama-ne-kuvend-deklarate-aktakuzat-ndaj-thacit-e-veselit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange