Akuzat mbi luftëtarët e UKÇ-së, Rama: Drejtësi selektive! 21 vite asnjë serb i hetuar për krimet

2020-07-10 0

"Nuk dua të hyj në teori konspiracioni, por janë 20 vite, një gjë do të ishte gjetur, një, jo 100 dhe 1000. Të numërosh ato rreth kaq dhe rreth aq, ka të ngjarë të dalin më shumë viktima nga dora e atyre që u ngritën për t'u çliruar sesa nga dora e atyre që u ngritën për të spastruar etnikisht një popull. Kjo është e pashembull, kjo është përgjigja që kam marrë nga ekspertë vendas dhe të huaj. Nuk po flas që 2-3 ekspertë tanë që janë me vlerë, por ne e kemi këtë, që kur e dëgjojmë në anglisht është e vërtetë, asnjë nuk më tha se ka një praktikë ndërkombëtare. Askush nuk di të thotë se dy individë që janë edhe autoritete në një vend sovran kthehen botërisht, në të akuzuar që nuk kanë akuzë, ku është akuza? Ose është model eksperimental i drejtësisë të re ndërkombëtare.