LSDM: Do të shtojmë projektet në Haraçinë

2020-07-10 0

LSDM-ja vazhdoi fushatën në Haraçinë. Bartësi i listës në zonën e dytë zgjedhore, Oliver Spasovski foli për projektet që sipas tij Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja i ka miratuar për Komunën e Haraçinës si kanalizimi, çerdhja, asfaltimi i rrugëve, shëtitorja etj. Spasovski tha se LSDM-së i nevojitet edhe një mandat për t?i shumëfishuar projektet për këtë komunë.

?Këto janë vetëm disa projekte. Disa janë në prag të fillimit, ndërsa unë krenohem se kemi filluar ndërtimin e çerdhes së parë më të madhe e cila për herë të parë ndërkohë në Haraçinë. Ajo çerdhe do të ndikojë në zhvillimin edukativ të fëmijëve nga Haraçina?- deklaroi Oliver Spasovski, Kandidat për deputet, LSDM.