http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendosja nën akuzë e presidentit të Kosovë Hashim Thaçi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga prokurori special per ish Ministri e Jashtëm, Paskal Milo, lexohet si një lëvizje politike, që e arriti qëllimin me anulimin e takimit për dialog në Washingon mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.Për ish diplomatin qëndron hipoteza se në këtë zhvillim të beftë ndaj drejtuesve të lartë të politikës kosovare qëndron rivaliteti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.E dëmtuara në këtë mospajtim mes Brukselit dhe Washingtonit, është Kosova. E gjendur mes interesave në politikën e jashtme të Donald Trump që kërkon mandatin e dytë presidencial dhe Bashkimit Evropian, ku disa vende të saj nuk e njohin Kosovën shtet të pavarur, ajo që kërkohet nga faktori shqiptar, dhe jo vetëm ai politik është të mbrohet ajo që Paska Milo e quan vepra kombëtare e çlirimit të Kosovës.