Pse humben ne votime deputetet e zgjedhur te Partise Socialiste (23 Qershor 2000)

2020-07-10 6

Lajme Arkiva 2000
Zgjedhjet e fundit brenda gjirit të Partisë Socialiste kanë nxjerrë në pah një tjetër shqetësim të selisë rozë. Shumë deputetë të kësaj partie nuk kanë fituar të drejtën për të qenë në forumet drejtuese të Partisë Socialiste në rrethe të ndryshme të vendit ku ata militojnë. Kështu deputetët Natasha Paço, Spartak Braho nuk janë zgjedhur nga delegatët e konferencës së Partisë Socialiste në Durrës, në Komitetin Drejtues të kësaj dege.
Po kështu dhe deputeti Flamur Rogo nuk është zgjedhur në Komitetin Drejtues të Partisë Socialiste në Berat, por konferenca e Tiranës ka hedhur poshtë emra të njohur të Partisë Socialiste në qendër. Në Komitetin Drejtues të Partisë Socialiste në qendër nuk është votuar Ministri Et'hem Ruka, Limoz Dizdari, Erjon Braçe, Lesko Gjata dhe Zamira Çaka.
Meqë vota bën çudira, në Komitetin Drejtues të Tiranës këngëtari Luan Zhegu renditet fill pas Kryeministrit Meta i cili kryeson listën e anëtarëve të këtij forumi socialist për Tiranën. Më shumë se vota anti Meta apo anti Nano siç është komentuar në shtypin e ditës sot, këto humbje të të zgjedhurve të Partisë Socialiste kanë lidhje me vetë punën e tyre në bazë.
Kështu Nano dhe Meta në prag të zgjedhjeve nuk ka rëndësi nëse duhen apo urrehen, e rëndësishme është nëse ata do të kishin të përbashkët vetëm shqetësimin që të zgjedhurit e Partisë Socialiste po humbin votimet brenda partisë së tyre./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/