KLSH – PS, pro të zgjedhurit të Metës/ Debate në Grupi PS, por ka një vendim politik

2020-07-10 0

Deputetët supozohej të ishin shembulli më i mirë i respektimit të distancimit fizik, në një ditë si kjo e sotmja, kur numrit të prekurve me Covid iu shtuan edhe 78 raste pozitivë.


Por të zgjedhurit e popullit u dystuan në lulishten e parlamentit ngjitur me njëri tjetrin duke pirë kafe. Bari i famshëm i Kuvendit është vendosur në oborr nën hijen e pemëve.

Kandidatura e Arben Shehut propozuar nga presidenti ilir meta për të drejtuar KLSH dhe e miratuar më pas nga komisioni parlamentar i ekonomisë, ka krijuar një debat të fortë brenda grupit parlamentar socialist përpara nisjes të seancës plenare të parlamentit.

Pavarësisht rezervave që shprehen deputetet Erjon Brace, Bashkim Fino dhe Spartak Braho për këtë kandidaturë ne fund ishte vendimi politik i mazhorancës për ta votuar. Ne seancën e ardhshme Arben Shehu do marrë mandatin për te drejtuar Kontrollin e Lartë te Shtetit. Kështu mbyllet edhe një sagë e gjatë përplasjesh mes institucionit te presidentit dhe Kuvendit. Mazohranca kishte rrëzuar disa herë emrat e paraqitura nga ana e presidentit, por ne fund ka një paqe politike te paktën persa i përket KLSH.

Pas nisjes së seancës ishin deputete e opozitës së re ata që debatuan me njëri tjetrin, por këtë herë publikisht. Mes Ralf Gkonit dhe Halit Valterit pati nje perplasje. Nga ky sherr regjia televizive e Kuvendit dha vetëm këto pak sekonda, ku deputetët opozitar shfaqen duke qetësuar të revoltuarin Halit Valteri i cili nuk e fshehu tensionin ne fjalën e tij.

Muslim Murrizi i doli në mbrojtje Halit Valterit duke kritikuar Ralf Gjonin.

?Ralf nëse të mungon protagonizmi, merr shkresën në protokoll firmose. Po mendon se po doli djalë e merr, e po doli vajzë t?a mbajë Murrizi me shokë. S?kam ardhur këtu si trastambajtës i askujt. Në 2005, 2009 palaçot më kanë vjedhur mandatin. S?ta bën foltorja faktor tek qytetarët as takimet skutave?, tha Muslim Murrizi.

?Myslym i nderuar nuk mbështes vënien e një pragu 5% në një sistem rajonal. Nuk shkon, s?ka sens juridik. Të shohim ku do të shkojmë me Kushtetutën. Po u fut dora në Kushtetutë, futet edhe në anekse të tjera. Unë këtu e kam hallin. Jemi për hapjen e sistemit dhe të listave?, u shpreh Ralf Gjoni.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Ch...